Ekonomia Online
FUNDIT

“Ka sjellë një marrëveshje të dëmshme”, “Kosova pësoi regres në të gjitha aspektet”, opozita një varg kritikash për Qeverinë Kurti

“Ka sjellë një marrëveshje të dëmshme”, “Kosova pësoi regres në të gjitha aspektet”, opozita një varg kritikash për Qeverinë Kurti

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nisur një barg kritikash në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe qeverisjes së tij tash e dy vite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Sipas tyre, Kosova ka pësuar regres në të gjitha aspektet në këto dy vite qeverisje të VV-së. Shefi […]

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nisur një barg kritikash në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe qeverisjes së tij tash e dy vite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tyre, Kosova ka pësuar regres në të gjitha aspektet në këto dy vite qeverisje të VV-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mesditen e së martës tha se Kryeministri Kurti i ka sjellur Kosovës në tavolinë një marrëveshje të dëmshme.

Madje sipas Tahirit Kurti është komplet jotransparent, ndërsa marrëveshja që kryeministri ka sjell, siç thotë ai është e pamjaftueshme për vendin.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim të qartë sa i përket kësaj marrëveshje, Lajçak nuk ka thënë asgjë më shumë më zyret e Partisë Demokratike, pos asaj që ka thënë në media dhe ne kemi qëndrim të qartë, konsiderojmë që Albin Kurti i ka sjellë Kosovës, pas dy viteve negociata, pas dy viteve dialog, komplet jotransparent, i ka sjellë Kosovë në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme, të pamjaftueshme për ambiciet tona”, u shpreh tutje ai.

Tutje, ai e quajti të tmerrshëm propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e tyre.

Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në këto dy vite qeverisje, Kosova nuk pati asnjë njohje, e as një veprim që e forcon shtetësinë saj, dhe sipas tij Kosova ka pësuar regres në të gjitha aspektet.

“Për këto dy vite Kosova në të gjitha aspektet ka pësuar regres. Për ne është e papranueshme që ekonomia dhe sektori privat e veçanërisht për punëtorët në sektorin privat e publik, realisht janë kthyer në raste sociale. Në rrafshin ndërkombëtar ka regres, nuk ka asnjë njohje, nuk ka asnjë veprim që e forcon shtetësinë e Kosovës. Partitë politike komunikojnë përmes Kuvendit. Kemi kundërshtuar fuqishëm ngritjen e tarifave të energjisë. Kjo rritje jo vetëm që është e panatyrshme se në njërën anë shteti po subvencionon energjinë e në anën tjetër po e shtrenjton energjinë. Na jemi kundër, do të jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndalojmë këtë rritje të energjisë”, tha Tahiri sot.

Të ngjashme