Ka vdekur presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli në moshën 65-vjeçare

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka vdekur në moshën 65-vjeçare në Itali, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij përmes një postimi në Twitter.

“Presidenti @EP_David Sassoli ndërroi jetë në orën 1.15 të mëngjesit më 11 janar në CRO në Aviano (PN), Itali, ku u shtrua në spital. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët e ardhshme”, ka shkruar zëdhënësi Roberto Cuillo.

Të hënën, Cuillo tha se Sassoli ishte në spital në Itali që nga 26 dhjetori, për shkak të një komplikimi serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të tij imunitar.

Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator, raportoi Reuters, duke cituar zyrën e tij.

Sassoli, ka qenë president i parlamentit me 705 vende që nga viti 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe ai nuk pritej të kërkonte një të dytë, sipas Reuters,.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme