Kabashi: Kurti po flet si opozitar, pushteti s’është për ankesa

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i LDK-së, Festim Kabashi, ka kritikuar Albin Kurtin i cili sulmoi opozitën nga objekti i Qeverisë, në pikun e fushatës.

Kabashi shkruan:

Albin Kurti edhe sot e përdori objektin e Qeverisë për ta sulmu opozitën.

Por pyetja është e thjeshtë: si ka mundësi që ky njeri ende flet si opozitar, kur është në pushtet prej vitesh?

Prodhuesit vendorë i ka harru, ndërsa sloganin “Duaje tënden” nuk e ka përmend më. Përkundrazi bizneseve ia ka vështirësu punën.

Çmimi i rrymës është rrit disa herë, me një fjalë jeta është ba më e randë për qytetarin e zakonshëm.

Megjithatë, Kurti vazhdon të flasë sikur opozitar, sikur dikush tjetër ka qeveris. Pushteti nuk është për ankesa, por është për përgjegjësi.

Më 28 dhjetor zgjidhni shpresën 

Votoni 123 LDK

Votoni 1 Lumir Abdixhiku

Votoni 41 Festim Kabashi

Të ngjashme