Kabashi: Nëse LDK lejon që VV ta bluaj Hazirin, e njëjta i pret edhe të tjerët

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Bekim Kabashi, ka thënë se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), lejon Vetëvendosjen që ‘ta bluaj’ Lutfi Hazirin, e njëjta i pret edhe anëtarët të tjerë të kësaj partie.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kabashi ka thënë se Nënkryetari i LDK’së, Haziri, e kishte kuptuar i pari se çfarë mund t’i shkaktojë VV, LDK’së.

“Lutfi Haziri e pat kuptu i pari se cfare mund t’i shkaktoje VV LDK’se, duke u nis nga instikti mbrojtes i vetes, ngase ishte i vetedijshem, se nese kjo fillon te ndodhe, ai do te ishte kokrra e pare qe futej ne mulli”, ka shkruar ai.

Tutje, Kabashi thekson se një gjë e tillë, po ndodhë ende pa filluar qeverisja e përbashkët, teksa shton se nëse LDK e lejon VV’në ‘ta bluaj’ Hazirin, e njëtja i pret edhe të tjerët.

“Kjo edhe po ndodhe, akoma pa filluar qeverisja e perbashket. Nese LDK lejon qe VV ta bluaj Luten, e njejta i pret edhe te tjeret”, përfundoi ai.

https://www.facebook.com/bekim.kabashi/posts/10219733602041766

Kujtojmë se Haziri këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes, pas publikimit të një fotografie me Kryetarin, Isa Mustafa, krahas së cilës shkroi se ‘Emri i kryeministrit kalon nëpër LDK’, percjell gazetametro.

Ndryshe, dy partitë tashmë e disa javë janë në bisedime me njëra tjetrën për të arritur një koalicion të mundshëm, ndërkaq pikërisht Haziri, është caktuar Shef i Ekipit Negociator të LDK’së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme