Kabineti qeveritar në Sharr, diskutohet për programin qeverisës

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se i gjithë kabineti qeveritar do të takohen në Sharr, për të diskutuar Programin Qeverisës 2020-2023.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

Sot, ne takim pune ne Sharr me gjithe kabinetin qeveritar, diskutojme Programin Qeverises 2020-2023. Ne kete program…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 29. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme