Kabul: Sulm vetëvrasës mbi një konvoj në afërsi të ambasadës së ShBA-së

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 08:41 | Nga

Një sulm vetëvrasës pranë ambasadës së ShBA-së në Kabul, ka lënë të vrarë 8 persona dhe plagosur 28 të tjerë, në një sulm ndaj një konvoji të forcave të huaja, kanë thënë zyrtarët afganë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka konfirmuar se sulmi ka goditur “një konvoj të forcave të huaja që ka qenë duke kaluar në këtë zonë”.

Ai ka thënë se “fatkeqësisht shumica e viktimave janë civilë”.

Shpërthimi goditi një makinë të blinduar që bartë personelin, që përdoret nga misioni i NATO-s.

Një burim i sugirisë i ka thënë mediave se sulmi ka ndodhur kur një veturë e tipit Toyota Carolla shpërtheu teksa konvoji ushtarak ishte duke lëvizur. Nuk është ende e qartë nëse ky sulm ishte me makinë bombë apo sulm vetëvrasës.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Bill Salvin ka thënë se tre shërbyes amerikanë janë lënduar nga ky sulm.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi disa ditë pasi talibanët kërcënuan se do të sulmojnë forcat e huaja.

Që prej fillimit të vitit, të paktën 5 sulme të mëdha janë kryer në kryeqytetin afgan, duke lënë të vrarë dhe të plagosur qindra civilë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme