Dje në Kaçanik një person është arrestuar pasi kishte vjedhur 780 euro.
Sipas policisë, personi i dyshuar kishte hyrë në shtëpinë e viktimës ku nga çanta i kishte marrë shumën me para.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Rr. Hamëz Jashari, Kaçanik 10.12.2018 – 04:00. Një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar një çantë në të cilën viktima kishte 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) Euro. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.