Ekonomia Online
FUNDIT

Kaçanik, vetëplagoset me armë gjuetie në pyll

Kaçanik, vetëplagoset me armë gjuetie në pyll

Të dielën në Kaçanik është raportuar që një person është vetëplagosur me armë gjuetie gjatë kohës sa ishte në pyll. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vetëplagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar […]

Të dielën në Kaçanik është raportuar që një person është vetëplagosur me armë gjuetie gjatë kohës sa ishte në pyll.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vetëplagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile”.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”.

Të ngjashme