Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kacanik u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi moshën 65-vjeçare për t’u regjistruar për vaksinim kundër Covid-19.
Në njoftimin e kësaj QKMF-je, qytetarët janë njoftuar edhe për dokukjehntet që duhet të kenë me veti në momentin e regjistrimit.
“Njoftohen punëtorët shëndetësor të cilët janë të angazhuar në institucionet private shëndetësore të Komunës së Kaçanikut,si dhe personat e moshës mbi 65 vjeç ,që të lajmërohen në QKMF- Kaçanik,në njësinë e Vaksinimit për tu regjistruar për vaksinim kundër COVID-19.Ata duhet të kenë me vete letërnjoftimin ,si dhe duhet të lënë numrin kontaktues të telefonit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Njoftohen punëtorët shëndetësor të cilët janë të angazhuar në institucionet private shëndetësore të Komunës së Kaçanikut,si dhe personat e moshës mbi 65 vjeç ,që të lajmërohen në QKMF- Kaçanik,në njësinë e Vaksinimit për tu regjistruar për vaksinim kundër COVID-19.
Ata duhet të kenë me vete letërnjoftimin ,si dhe duhet të lënë numrin kontaktues të telefonit.
Ekipi ynë i vaksinimit e ka kryer me sukses trajnimin për vaksinim kundër COVID-19 dhe në momentin e arritjes së vaksinave kundër COVID-19 ,personat e regjistruar do ti kontaktojmë për vaksinim.
Vaksinimi do të realizohet me termine dhe në kushte të veçanta në QKMF- Kaçanik. Në fazën e parë sipas planit shtetëror të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë parashihet të vaksinohen punëtorët shëndetësor,grupmoshat mbi 80 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike !
Drejtori
Dr.Sinan Zeneli