Kaçaniku s’arrin të sigurojë pronë publike për tregun javor

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:05 | Nga

Komuna e Kaçanikut që nga paslufta ka dështuar të sigurojë një parcelë publike për tregun e gjelbër, ndërkohë që parcela private në të cilën deri tashti ka funksionuar tregu, është shndërruar në një biznes tjetër.

Për ta bërë një zgjidhje të përkohshme, Komuna ka vendosur që tregu të funksionojë çdo të premte, brenda hapësirave të kalasë në qytezën e Kaçanikut, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, vendimin e Komunës po e kundërshtojnë shoqëria civile, opozita dhe qytetarët.

Kjani Sallahu, kryetar i forumit të OJQ-ve të Kaçanikut, ka deklaruar se aktualisht deri tashti Komuna nuk ka arritur të sigurojë një hapësirë publike për vendosjen e tregut brenda Kaçanikut, ndaj vendosja e Tregut të gjelbër në hapësira të Kalasë së qytetit është e papranueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme