Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, ka mirëpritur vendimin e për heqjen e laurave në hyrje të QKUK-së, dhe lirimin nga pagesa për parking.
Kadaj -Bujupi e cila ditë më parë kishte bërë thirrje që të largohen ato laura, ka thënë se pagesa për parking në QKUK duhet të hiqet edhe pas pandemisë.
Postimi i plotë i saj:
Rampa që e ndante parkingun e spitalit nga qytetarët qenka hequr sot!
Para disa ditësh i kërkova Qeverisë që në kuadër të lehtësimit të masave ndaj qytetarëve të hiqen edhe pagesat për parking në oborrin e QKUK-së.
Shumë mirë që rampa qenka hequr. Ajo rampë është gabim të kthehet edhe pas pandemisë̈, sepse parkingu është publik dhe shëndetsia është nevojë esenciale.
Shpresoj që sa më parë të vazhdohet edhe me shpërndarjen e maskave falas për të gjithë̈ qytetarët e vendit e që ishte kërkesa ime e dytë për Qeverinë̈ në seancën në fjalë.