Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, kaloi me shumicë votash rezolutën për shtesat e fëmijëve.
Këtë e ka mirëpritur, inicuesja e kësaj rezolutë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se nga Viti i Ri, fëmijët do të bëhen me “rroga”.
“Shtesat e fëmijëve. Edhe fëmijet me “rrogë” prej Vitit te Ri”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.
Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatoj legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.
Gjithashtu, u kërkua edhe kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe moshës së fëmijëve.