Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj -Bujupi, ka thënë se sot është momenti vendimtar për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që ky ligj të votohet. “Sot është momenti vendimtar! Shpresoj se do të jemi bashkë për votën. Pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar ajo.
Në seancën e Kuvendit sot në rend dite është Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili tri herë nuk ka arritur të miratohet në leximin e parë