Ismail Kadare zakonisht viziton Shqipërinë në verë. I vendosur prej vitesh në Paris, ai bashkë me Elena Kadarenë vijnë në Tiranë për të kaluar muajt e verës, megjithatë duket se kanë bërë një përjashtim.
Blendi Fevziu ka postuar një foto ku shihet me Kadarenë, në ato që na duken shkallët e Juvenilja Castelo-s, vendit të zakonshëm të shkrimtarit në Tiranës.
“Gjithnje kenaqesi te takohesh me te. Ismail Kadare”, shkruan Fevziu në foton me Kadarenë.
Mund të mendonim që është një foto e vjetër, megjithatë pallto tregojnë që gjithsesi kjo nuk është një nga vizitat e verës së Kadaresë në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/Bc2ZAjbHqzX/?taken-by=blendifevziu