Aforizma nga Ismail Kadare

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Ismail Kadare u lind në Gjirokastër më 1936. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin Man Booker International më 2005, çmimin Premios Princesa de Asturias për Artet më 2009 dhe Çmimin Jeruzalem më 2015.

Gjeni më poshtë, disa aforizma nga Kadare:

Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Njeriu ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.

Kurrkush s’e thotë të vërtetën, ngaqë ka drojë prej saj.

Për të deshifruar një ëndërr, marrëdhënia mes simboleve është zakonisht më e rëndësishme se vetë simbolet.

Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme