Rama nga shtëpia e Kadaresë: Kemi marrëveshje me Turqinë për restaurimin e objekteve

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Nga shtëpia e Ismail Kadaresë në Gjirokastër, kryeministri Rama renditi si prioritet mbështetjen e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë në këtë zonë.

Rama tha se është bërë një marrëveshje me Turqinë për restaurimin e objekteve kulturore dhe shumë shpejt do të ndërhyhet.

“Shumëkush sot i ka të gjitha të drejtat të jetë i pakënaqur, i ka të gjitha të drejtat të ketë humbur durimin, për pritshmëri shumë të larta, por është e sigurt që edhe unë hyj tek të pakënaqurit, pasi mendoj që ka shumë akoma për të bërë”.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë në vizitën e fundit për të investuar në mënyrë të konsiderueshme pikërisht te objektet e trashëgimisë. Ajo që unë u kam kërkuar dhe tashmë është marrëveshje është që, eksperienca e tyre e jashtëzakonshme në restaurimin e zonave të vjetra historike dhe kapacitetet e tyre financiare, janë në kushtet që mund të japin një dorë edhe këtu. Kemi rënë dakord për Gjirokastrën dhe Beratin dhe aktualisht jemi duke punuar për planin e ndërhyrjes”./A2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme