Kadri Veseli ballafaqohet me Gjykatën Speciale

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Të hënën për në Hagë të Holandës është nisur ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kadri Veseli, i cili sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se ndihet krenar për të kaluarën e tij në UÇK dhe për shërbimin që ia bëri popullit kosovar, shkruan sot gazeta Zeri.

Krenar për të kaluarën e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe i bindur në luftën e drejtë të kësaj ushtrie ka marrë rrugën për në Hagë të Holandës ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli. Kreu i PDK-së sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale, ndonëse nuk ka treguar cilësinë për të cilën është ftuar.

Pak para nisjes për në Hagë Veseli e quajti edhe një herë Gjykatën Speciale sfidë për shqiptarët, por njëkohësisht tha se përmes këtij organi mund të dëshmohet edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të UÇK-së. “Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, ku jam ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë ky është edhe një moment ndërkombëtar për ta rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme