Ekonomia Online
FUNDIT

Kadri Veseli: E dhimbshme vdekja e regjisores Arzana Kraja

Kadri Veseli: E dhimbshme vdekja e regjisores Arzana Kraja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që e njohën, regjisoren Arzana Kraja, e cila sot u gjet pa shenja jete në lagjen Kalabria në Prishtinë. Veseli tha se Kraja la gjurmë në artin kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. ”Lajm shumë i dhimbshëm […]

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që e njohën, regjisoren Arzana Kraja, e cila sot u gjet pa shenja jete në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Veseli tha se Kraja la gjurmë në artin kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj.

”Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”.

Të ngjashme