Kadri Veseli: Gremja shembull për shpirtin ndërmarrës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 10:45 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Greme të Ferizajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se ka garantuar banorët e këtij fshati se do të ketë përkrahjen e tij, duke ftuar të tjerët që të marrin shembull këtë fshatë me shpirt ndërmarrës, siç e ka quajtur ai.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim, Veseli ishte i shoqëruar nga ish-kryetari i Komunës së Ferizajit, Bajrush Xhemajli, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica dhe dy anëtarët e këtij subjekti politik, Shpresa Rama dhe Arbana Xharra.

 

Të ngjashme