Kadri Veseli mbush 52 vjet

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Dekomratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen e 52-të, raporton EkonomiaOnline

Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.

Dy vite të shkollës së mesme i kreu në Gjimnazin e Orientuar të Mitrovicës, kurse tri vite të tjera në shkollën Ekonomike në Zveçan.

Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Për shkak të rrethanave politike që do të ndodhin më vonë dhe kushteve që impononte okupimi klasik serb, Kadri Veseli detyrohet që pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, ta vazhdojë në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë.

Ndërkaq, në rrethanat e lirisë së Kosovës (pas vitit 1999), ai ka vazhduar formimin e tij profesional në MBA in General Managemen

Të ngjashme