Kadri Veseli së bashku me Rininë Demokratike bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 13:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me Rininë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, kanë bërë homazhe tek varri i atdhetarit , Adem Demaci, në përvjetorin e vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist.


Të ngjashme