Kadri Veseli takon Kampionet e Kosovës në futboll: Mitrovica gjithnjë kampione në të gjitha sferat e shoqërisë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosoëvs, Kadri Veseli, ka pritur sot klubin e futbollisteve nga Mitrovica, kampione të futbollit në Kosovë.

Përmes facebook, Veseli ka thënë se Mitrovica gjithmonë ka qenë qytet i kampioneve në të gjitha sferat e shoqërisë.

”Pata kënaqesi te pres klubin e futbollisteve Mitrovica, kampione të futbollit ne Kosove. Mitrovica gjithmone ka qene qytet e kampioneve ne sport, kulture dhe ne te gjitha sferat e shoqerise. Tradita vazhdon. Vitin qe vjen klubin Mitrovica do ta shohim ne garat europiane te futbollit, per te na dhene edhe me shume emocione dhe krenari”.

Të ngjashme