Kafenetë e restorantet në kryeqytet ftohen t’i marrin certifikatat ku iu përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të cilat përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike.

“Njoftohen subjektet afariste të gastronomisë- kafene dhe restorante se Certifikatat në të cilat përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike, mund t`i terheqin në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, kati përdhesë, objekti i vjetër i komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme