“Kafeve të rakisë” u shtohen myshterinjtë, rruga me kalldrëm qytetarëve ua kujtojnë Prishtinën e vjetër

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 09:02 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rruga “2 korriku” në kryeqytet, e njohur si “Kafet e rakisë”, ka marr një pamje tjetër. Kjo rrugë është shtruar me kalldrëm. E ky investim i bërë nga Komuna e Prishtinës është pritur mirë nga bizneset që operojnë në këtë rrugë si dhe nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Ata janë shprehur se ky investim i ka dhënë pamje më të mirë kësaj pjesë, duke bërë që ta kujtojnë Prishtinën e vjetër, si dhe ka ndikuar që të rritet numri i myshterinjve.

Ibrahim Pacolli, pronari i një biznesi, tha se ky është një investim i qëlluar, sipas tij, këso lloj investime do të duhej që të bëheshin edhe në lagje të tjera.

Ai shtoi se ende papërfunduar punimet, për shkak këtij investimi është rritur edhe numri i myshterinjve.

“Është një investim shumë i qëlluar i mirë edhe për vizitat e klient. Do ti ishte mirë që edhe në lagjet e tjera të bëhej ky investim. Ka vizitor më shumë se sa ka pasur më herët. Ka vizitor më shumë, ende pa përfunduar mirë veç kanë filluar që të vijnë vizitorët”, tha ai.

Martin Hajdari, pronar i një qebaptore në këtë rrugë, tha se ky investim është i vonuar, sipas tij, numri i vizitorëve veç ka filluar që të rritet.

“Shumë është i qëlluar, mund të them se ky shërbim është kryer pak me vonës. Janë të kënaqur edhe myshteri edhe ne si pronar. Shumë ma shumë edhe veç ka filluar duke”, tha ai.

Përderisa qytetarja Suzana Daku, tha se këto investime do të duhej që të bëheshin më herët, raporton EO.

“Këto investime do të duhej që të bëheshin më herët. Mirë që është duke i bërë këto investime. Nuk do të duhej vetëm në këtë lagje, por edhe në lagje të tjera. Është duke punuar mirë”, tha ajo.

Të ngjashme