Deputetja Lirie Kajtazi, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se fshehja e vendndodhjes së të pagjeturëve nga ana e Serbisë është ngarkesë jo vetëm familjarët por edhe për institucionet, raporton Ekonomia Online.
“Fshehja e vendndodhjes së të pagjeturëve nga ana e Serbisë është ngarkesë dhe emocion jo vetëm për familjarët por edhe për institucionet. Kjo çështje nuk duhet të preket nga politika, duhet të preket ndërgjegjja njerëzore.
Sipas Kajtazit, politikanët serbë çështjen e të pagjeturve e kanë shndërruar në pazar politik në vend se të pranojnë fajin e shtetit serb.
“Politikanët serbë këtë e kanë shndërruar në një politikë të keqe dhe në pazare politike, në vend se ky shtet të pranojë fajin e civilëve të pafajshëm, jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet fqinje”.