Kajtazi: Pas incidentit në Skenderaj, Kurti pritet të shkarkojë komandantin e policisë

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Vehabi Kajtazi , ka deklaruar se partia në pushtet, sipas tij, pritet ta shkarkojë nga puna drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën.

Ai shtoi se kjo vjen për shkak të hezitimit të Hoxhës për t’i çuar Njësitë Speciale në Skenderaj, pas incidentit me Sami Lushtakun.

“Këta i kanë ndëshkuar krejt policët. Tash po pritet me e shkarku edhe drejtorin e Policisë, zotëri Hoxha, pikërisht për rastin e Skenderaj, që ka hezituar me i çu Njësitë Speciale. E ka parë të paarsyeshme këtë”, tha Kajtazi mbrëmë në “Rubikon”.

Të ngjashme