Kajtazi: Reagimi i policisë ndaj aksionit të PSD-së ishte më brutal se në kohën kur arrestohej Kurti

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në aksionin e PSD-së po cilësohet si reagimi më brutal se në koëhn kur arrestohej Albin Kurti si lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, aksionin e PSD e quajti si aksion të qytetrum, por se regaimi i policisë, sipas tij, ishte shumë më brutal se kur arrestohej Kurti.

Kajtazi tha se me rregulla ndërkombëtare edhe me ligje e kosovës nuk guxon me shkelë kërkon ne qafë, “nuk guxon sepse është vdekjeprurëse”.

“Protesta e PSD ka qenë tepër e civilizume, e qytetrume, që kanë dashtë mi tregu që nuk je e mirëseardhur. Mënyra qysh është trajtu Molliqaj, ka qenë brutale. Me rregulla ndërkombëtare edhe me ligje tona nuk guxon me shkelë kërkon ne qafë, nuk guxon sepse është vdekjeprurëse”, ka thënë gazetari Kajtaz.

Të ngjashme