Ngjarjet e ditës: 9 nëntor 2022

  • 09:30

    Dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe Raportin Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Projektligji për tubime publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga UNDP, dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të mbajë takim me banorët lokalë dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Ky takim organizohet në kuadër të fushatës vetëdijesuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Sh.F. “Agim Ramadani”, Zhegër, Gjilan)

  • 13:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Aleancën Kosovare të Biznesit (AKB), ku do të pritet nga kryetari Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Zhvillohet ndeshja Kosovë – Ukrainë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv