Ngjarjet e ditës: 02 prill 2025

  • 08:25

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, pas takimit mbajnë koferencë për media (Kabineti i Presidentes)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Organizohet ngjarja përmbyllëse e projekti ALLED2 (Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës), për zhvillimin dhe përparimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. (Hotel Emerald)

     

  • 09:00

    Organizohet Panairi i Punës dhe Karrierës. (Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 09:15

    NGO Action for Democratic Society (ADS) dhe Hibrid.info, në Ditën Botërore të Kontrollit të Fakteve organizojnë paneli i diskutimi me temën “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”. (Hibrid.info) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK) dhe Shoqatën Autizmi Flet, me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, organizojnë konferencën “Gjithëpërfshirja dhe shërbimet sociale – themeli i së ardhmes së qëndrueshme!” (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuse, BIRN Kosova, publikojnë raportin rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. (Reporting House, ish-ndërtesa e Gërmisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Organizohet inaugurimin i lapidarit për dëshmorët e parë të kryengritjes së vitit 1981, veprimtarët e lirisë Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. (Afër kryeministrisë dhe prapa monumentit të Skënderbeut në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:45

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, në detyrë, Arbërie Nagavci,  bëjnë inaugurimin e çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës. (Gjakovë)

     

     

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës mbanë mbledhjen e Kryesisë. (Zyrat e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, mbanë konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik. (Prokuroria Themelore, Ferizaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, organizohet Diskutim në Panel të dedikuar për ngritjen e vetëdijes dhe eksplorimin e zgjidhjeve për një përfshirje dhe mbështetje më të mirë për personat me autizëm në Kosovë. (Europe House, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv