Ngjarjet e ditës: 20 nëntor 2025

  • 08:30

    Organizohet konferencë me temën “Forcimi i Koordinimit dhe Integriteti në Prokurim Publik”.  (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 09:00 - 13:30

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën përmbyllëse “Mbështetja e ri/integrimit socio-ekonomik dhe sigurimi i të drejtave të barabarta të pjesëmarrjes për gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe refugjate në Kosovë – Rrëfime Force, Sisteme Kujdesi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:15

    Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) organizon takimin e radhës të “Komitetit Ndërministror”. (Klan Arena) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30 – 11:00

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, organizohet dita e hapur të Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës. (Qendra e Paraburgimit, Prishtinë)

  • 09:30

    Instituti Riinvest mban Forumin Ekonomik Vjetor 2025, Zhvillimet ekonomike-Kërcënimet nga kriza institucionale. (Hotel Swiss Diamond) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë) *** Kjo ngjarje është anuluar.

  • 09:30

    Takimi i 278-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizojnë Konferencën e XVI Ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë.  (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

  • 10:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon takim me partitë parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. (Objekti i Presidencës) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    UNICEF shënon 30 vjet të pranisë në Kosovë dhe Ditën Botërore të Fëmijëve. (Mensa “Ramiz Sadiku”)

  • 12:15

    Avokati i Popullit mban konferencë në lidhje me vizitën e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. (Institucioni i Avokatit të Popullit, Kati i IV) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30 – 13:20

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës bëhet vizitë në hapësirat e Qendrës Edukuese Korrektuese për të Mitur. (Lipjan) 

     

     

  • 13:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)*** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30 – 14:30

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës hapet ekspozita e punimeve të filigranit dhe pikturave të realizuara nga të burgosurat. (Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan)

  • 14:30

    Informim i Dhomave të Specializuar të Kosovës (DHSK) për median. (Hagë)

  • 19:00

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, mbahet ndeshje miqësore në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. (Stadiumi i Qytetit të Lipjanit “Sami Kelmendi”)

     

  • 19:30

    Hapet ceremonia “Mirëdita, dobar dan!” Defy Them. (Qendra e Kulturës Alternative Defy Them Prishtinë)

Kalendari Arkiv