Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2025

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet LIVE në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

     

  • 09:00

    Instituti “Octopus” organizon Forumin me temën: “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike”. Merr pjesë ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ambasadori i Malit të Zi, Bernard Çobaj. (Hotel Sirius) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 352-të. (Salla e takimeve e Këshillit Gjyqësor)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbanë panel-diskutim publik me temën: Raportimi mediatik mbi marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Europe House, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) organizon tryezë diskutimi urgjente dhe me rëndësi të lartë publike me temën “Rreziku i ‘Vaping’ pranë Shkollave: Nevoja për Veprim të Përbashkët”. (Hotel Sirius, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili mbanë konferencë për media. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet protestë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht në Serbi, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në Banjskë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Hapja solemne e Muzeut të Qytetit të Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik)

  • 17:00

    Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, mbanë konferencë për media. (Selia e Iniciativës qytetare “Për Drenasin Kampion”, rruga “Ilaz Kodra”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Nisma Socialdemokrate vazhdon  fushatën për zgjedhjet lokale në Mitrovicë (Restoranti Vapiano, Mitrovicë)

     

  • 19:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Prishtinë Dega IV. (Salla e Kuqe/Pallati i Rinisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00 - 20:30

    Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

     

    19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shkolla Fillore “Vëllezërit Frashëri”, Salla e sportit)

     

    19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Pavarësia”, Mati 1)

     

    20:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Shkolla Fillore “Luigj Gurakuqi”)

Kalendari Arkiv