Ngjarjet e ditës: 14 tetor 2025

  • 08:30 - 09:00

    Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë organizojnë protestë para shkollës “Zenel Hajdini”dhe kërkojnë kthimin e fëmijëve të tyre në shkollën “Asim Vokshi”, ku kanë qenë më parë. (Protesta mbahet para shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Kosova Music Rights Society (KMRS), organizon konferencë informuese me temën “Fuqizimi i të drejtave muzike përmes menaxhimit kolektiv”.  (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet panairi i produkteve të grave në agrobiznes, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Organizohet tryeza shkencore me temën “Resmije Kryeziu, 80-vjetori i lindjes”.  (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 12:00

    Në kuadër të ditës së dytë të edicionit të pestë të festivalit Shliroj Cicat mbahet panel diskutimi me temën “Luftë e dyfishtë: Gratë me kancer të gjirit dhe mbështetja nga partnerët”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e OVL-UÇK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, KQZ do të njoftojë për ecurinë e procesit në QKN-të në Kosovë. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv