Ngjarjet e ditës: 10 tetor 2025

  • 09:00

    Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

     

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhjen e 353-të (Salla e takimeve e Këshillit Gjyqësor të Kosovës)

  • 09:30

    Instituti i Historisë “Ali Hadri”dhe “Turk Tarih Kurumu” mbajnë tryezën shkencore “Shemsettin Sami Frashëri” dhe lëvizjet moderne turko-shqiptare” (Hotel Opera) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës (Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Ekonomisë mban sesionin e parë informues rreth Skemës së Granteve për Energji të Pastër, me ç’rast do të hapen edhe aplikimet në eKosova. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës)

     

  • 10:00 - 18:00

    Dita e tretë e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, edicioni i tretë. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

     

  • 10:00 - 13:30

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë në Ditën botërore të shëndetit mendor organizon Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Në 35-vjetorin e Kuvendit të Juristëve, të mbajtur në Isniq më 10 tetor 1990, në të cilin u mor vendimi për harmonizimin e Statutit të Komunës së Deçanit, dhe zbatimin në praktike të Kushtetutës së 7 Shtatorit, mbahet akademi solemne. (Shkolla fillore “Isa Boletini” Isniq)

  • 11:15

    Avokati i Popullit, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, viziton Klinikën Psikiatrike të Fëmijëve dhe Adoleshentëve. (Klinika e Psikiatrike e fëmijëve)

  • 12:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nënshkruan marrëveshje me Kompaninë e Sigurimeve Illyria. (Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Prishtinë)

     

  • 16:00 - 20:20

    Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

     

     

    16:00 – Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Pejë. (Restoranti “Koha 3”)

    17:50 – Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Deçan. (Pallati i Kulturës ” Jusuf Gervalla”)
    18:30 – Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)
    20:20 – Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shatërvan)

  • 17:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) organizon event të veçantë kulturor. (Atelieja përballë Sallës së Kuqe Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

     

    17:00 – Tubim në restaurant “Gjeravica”. (Junik)

     

    18:00 – Tubim në Palestrën e Qytetit. (Deçan)

  • 17:30 - 20:00

    Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

     

     

    17:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës në Mitrovicë. (Salla “Minatori”)

     

     

    19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim përmbyllës në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbe”)

     

     

    20:00 – Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Drenas mban tubim përmbyllës. (Palestra Sportive “Hysni Jetullahu”, Poklek i ri)

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmbyll tubim zgjedhor në Obiliq. (AMC Hall) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv