Ngjarjet e ditës: 13 nëntor 2025

  • 09:00 - 16:30

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e EO në Facebook.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

  • 10:00

    UBT organizon Konferencën e VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)

     

  • 10:00

    Mbahet turneu i shigjetarisë “Kupë e Republikës 29 Tetor”, organizuar nga Përfaqësia e Fondacionit Maarif i Turqisë në Kosovë dhe Klubi i Shigjetarisë Tradicionale. (Kampusi i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Prizren)

  • 11:00

    UNI – Universum International College vazhdon me serinë e Ligjëratave Publike, merr pjesë, ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Robert Eduard Bosch. (Kampusi i UNI, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizohet ligjëratë nga Korab Kraja në kuadër të programit “Leksione Albanologjike”.  (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit në Podujevë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal. (Parkun e Paqes “Machester”, Podujevë)

  • 11:15

    Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) organizon protestën e dytë me radhë.  (Objekti i RTK 1, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:30

    Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK), mban mbledhjen e rradhës. (Zyrat e KPK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin me rezervat shtetërore. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 19:00

    Me rastin e Ditës së Mbretit, ambasadori i Belgjikës në Kosovë Gregoire Cuvelier organizon një event pritjeje. (Villa Gërmia” Prishtinë)

Kalendari Arkiv