Ngjarjet e ditës: 26 nëntor 2025

  • 09:00

    Oda Ekonomike e Kosovës mbanë Konferencën e Parë Tradicionale për Investime në Kosovë. (Hotel Brezovica)

  • 09:30 – 17:00

    Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës mban Konventën e Industrisë së Drurit, ngjarja qendrore vjetore e sektorit të drurit në Kosovë. (Hotel Emerald) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Mbahet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë (KPDS). (Hotel Emerald)

  • 10:00

    Akademia Dukagjini do të lansojë nismën e saj të re “Praktikat më të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie”. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë)

  • 10:00 - 12:00

    Demokracia për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Dialog Humanitar (HD) mbajnë konferencë lansuese të raportit “Monitorimi i Kodit të Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Rrjeteve Sociale gjatë Zgjedhjeve Lokale në Kosovë”. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00 - 13:00

    Vazhdon greva e Sindikatës së Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). (RTK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën për nder të Festës së Flamurit me titull “Koha e shndërrimit Kosova 1968–1981: dokumente dhe dëshmi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

     

  • 13:00

    Mbahet përurimi i romanit “Kthimi nga përjetësia, i autorit Betim Bregovina. (Biblioteka Hyvzi Sylejmani, Prishtinë)

     

     

  • 13:00

    Qendra Mediale mban debatin publik me temën “Kush e cenon më së shumti privatësinë e qytetarëve – institucionet, mediat apo platformat digjitale?”. (Çagllavicë)

     

  • 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00 – 15:15

    Mbahet një prej sesioneve më të rëndësishme të Konferencës ERA 2025, “Gratë që duan Gratë – Prezantimi Kombëtar & Tryezë e Rrugëzimeve”. (Sirius Hotel në Prishtinë)

  • 14:30

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (KQZ, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv