Ngjarjet e ditës: 27 nëntor 2025

  • 09:00 – 16:00

  • 09:00 - 14:00

    Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e Forcës – Ditë e Hapur”. Marrin pjesë udhëheqësit e lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ceremonia përmbyllëse e projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë”. (Hotel “Venus”, Lipjan)

     

  • 09:30 – 13:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me UNICEF Kosovë, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në: Konferencën Kombëtare “Së Bashku për Edukim Cilësor në Fëmijërinë e Hershme”, ku do të prezantohet Kurrikula e re për Edukimin e Hershëm për fëmijët e moshës 0-6 vjeç. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

     

     

  • 11:00

    Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën. (Objekti i Radio Televizionit të Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitet me simbolikë të veçantë për raportet tona historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (“Grand Hotel”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Parlamenti Studentor mban konferencë për media, adresojnë shqetësimet e studentëve për mënyrën e vlerësimit dhe rivlerësimit përbrenda UP-së. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës)

     

  • 15:00

    Kuvendi i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026. (Kuvendi i Komunës së Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në prag të Festës së 28 Nëntorit zhvillon vizitë në Shkodër, takohet me me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Pas takimit do të ketë deklarim për media. (Bashkia Shkodër, Shqipëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv