Ngjarjet e ditës: 16 tetor 2025

  • 09:00

    Mbahet konferenca ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe përfaqësues nga Google, City of Miami dhe Creative Hub Academy. (Klan Arena, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Mbahet seanca e radhës gjyqësore për ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.  (“Biblioteka Kombëtare”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta: SHBPK, Shoqata Familjet e Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqëria LËVIZJA, mbajnë konferencë informuese për protestën mbarëkombëtare në Tiranë. (Selia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Rruga Emin Duraku, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Ambasada Gjermane në Prishtinë feston “Ditën e Bashkimit Gjerman”. (AMC Hall”, rr. Cërniku, 15000 Obiliq)

Kalendari Arkiv