Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK), organizon ngjarjen tradicionale “Dita e Arkitektit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Inspektorati i Arsimit organizon Punëtori njëditore me inspektorët e arsimit, me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”. Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoratit të Arsimit, Besa Bytyqi Baraliu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, mban konferencë për media, ku do të prezantojë njërën nga pikat e programit të saj. (sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës:
12:00- Konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
17:00- Stërvitja e Kombëtares. (Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali, stadiumi kryesor)
Kombëtarja U21
16:00- Stërvitja e Kombëtares U21. (Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali, fusha me bari artificial)
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvillon takime me subjektet politike për të prezantuar Platformën e saj për zhvillim ekonomik lokal para krerëve të partive dhe kandidatëve për kryetarë komunash. (Hapësirat e OEMVP)
Trust Circle Foundation, në bashkëpunim me Fondacionin Team Rijad, përurojnë pjerrinën në hyrje të shkollës si dhe tualeti i qasshëm dhe funksional për fëmijët me aftësi të kufizuara, në shkollën “7 Marsi”. (Shkolla “7 Marsi”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temë “Biblioteka mes traditës dhe inovacioni”. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Holli kryesor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Prishtinë)
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)
18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Prizrenit. (Restaurant “Andrra”, Parku i qytetit)
20:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Shkolla Fillore “Arif Shala”, Korroticë e ultë)
Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:
18:00 – Tubim në Shtërpcë. (Shkolla Fillore “Ramiz Çokli”)
18:20 – Tubim në Rahovec. (Parku “Xhevat Kasapi”)
19:40 – Tubim në Therandë. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, merr pjesë në fushatën në Lipjan. (Palestra e re sportive, Lipjan)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm dhe sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane, të Drejtën Ndërkombëtare dhe Mbrojtjen e Interesave dhe Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiq. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.