Ngjarjet e ditës: 14 nëntor 2025

  • 10:00

    Shoqata PePeKo organizon Forumin e Pestë të Sektorit të Ushqimit – Food Sector Forum 2025. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    UBT organizon Konferencën e VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)

     

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), Kolegji Tempulli dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, mbajnë tryezë me institucione e partnerë. (Kolegji Tempulli)

     

  • 10:00 - 14:00

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nën organizimin e Dr. Edita Blakaj Shala – Endokrinologe, organizon Simpoziumin e Tretë të Diabetologjisë, që organizohet me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. (“Casa Mia”, Vushtrri) 

     

  • 11:00

    Dita Botërore e Diabetit, prezantohen të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit që trajtohen në QKUK, shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre. (Edukimi i Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton: “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”. (Hotel Dukagjini, Pejë)

  • 13:00

    Avokati i autorizuar i familjes së Mihrije Daçaj, do të parashtrojë padi ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha. (Gjykata Prizren)

     

  • 15:00

    Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të mbajë  konferencë për media.( Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv