Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për ish-kryeministrin Fatos Nano. (Ambasada e Shqipërisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për ish-kryeministrin Fatos Nano. (Ambasada e Shqipërisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET dorëzon e padi ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026, si dhe propozimin e vendosjes së masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi. (Gjykata Themelore, Hajvali, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Hibrid prezanton gjetjet kryesore të raportit mbi monitorimin e zgjedhjeve lokale (raundi i parë) dhe ndikimet e keqinformimit në procesin zgjedhor. (Hibrid, rruga “Hajdar Dushi”, 22A/1 Prishtinë)
Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë eventin e nënshkrimit të “Deklaratës Brighton Plus Helsinki”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Aktiviteti i LDK-së në ditën e parë të fushatës zgjedhore për balotazh. (Sheshi i qytetit, Suharekë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aktivitet e Vetëvendosjes në ditën e parë të fushatës zgjedhore për balotazh.
17:30 – Tubim në Vushtrri, Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”. (Vushtrri)
19:00 – Tubim në Kastriot, Salla e Shtëpisë së Kulturës “Zhavit Haziri”. (Kastriot)
EXPOART.40 prezanton edicionin e 13-të të projektit ndërkombëtar multimedial NET/RRJET. (Barabar Centre Grand Hotel, kati i 4-të, Prishtinë)