Ngjarjet e ditës: 22 tetor 2025

  • 09:00

    Mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqit. (Gjykata Themelore, Prizren)

  • 10:00

    Konferenca lansuese e punimit “Transporti i rregullt publik dhe kopshtet cilësore si parakusht për zhvillim të hovshëm të vendit”. (Hotel “Marriot”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Debati publik me temë, “Pluralizmi, profesionalizmi dhe sfidat e medias dhe kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e kaluara lokale në Kosovë”.  (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 14:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, në bashkëpunim me The Foundation House (ish-IPKO Foundation), organizon pritjen zyrtare për hapjen e edicionit të sivjetshëm të festivalit të teknologjisë dhe inovacionit “Doku Tech 2025”. (Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet Festivali i Realiteteve të Ndryshme, organizuar nga Roma Versitas Kosova. (Kinemaja ABC, Prishtinë)

     

  • 19:00

    Ceremonia e hapjes së Festivalit të Filmit Frankofon në Prishtinë. (CineStar Megaplex, Prishtinë)

Kalendari Arkiv