Platforma “Liria ka Emër” organizon marsh drejt Hagës me motoçikleta. (Nisja bëhet nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz)
Platforma “Liria ka Emër” organizon marsh drejt Hagës me motoçikleta. (Nisja bëhet nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e KGJK)
Mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023. (Gjykata Themelore në Gjakovë)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit, Prishtinë)
Kolegji Tempulli, AMRKS dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport organizojnë Konferencën e 11-të Ndërkombëtare me temën “Siguria në Punë dhe në Transport – Qasje të Integruara për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për Mbrojtjen e Jetës”. (Kolegji Tempulli, rruga Eduard Lir 156, Arbëria, Prishtinë)
Departamenti i Historisë së bashku me Institutin e Historisë “Ali Hadri” dhe Institutin Alabanologjik organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Kosova dhe Diplomacia Ndërkombëtare: Histori, sfida dhe perspektiva (fundi i shek. XX dhe fillimi i shek. XXI)”. (Fakulteti Filozofik në UP)
Inspektorati Qendror i Punës lanson Sistemin Digjital të Inspektimeve të Punës. (Hotel International Prishtina, Veternik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e shënimit të 40-vjetorit të përkthimit në gjuhën shqipe të Kuranit fisnik, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon Akademinë solemne “40-vjet nga botimi i shqipëruar i Kuranit fisnik”. (Salla e Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.(Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, KQZ do të njoftojë për ecurinë e procesit në QKN-të në Kosovë. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban sot konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të Javës së gjuhës italiane në botë shfaqet filmi “Virgjëresha e Betuar” (2015) nga Laura Bispuri në italisht me titra në gjuhën angleze dhe shqipe. (Kino Armata)
Kryetari “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci do të hapin zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas (Drenas)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të Festivalit “Shliroj Cicat”, hap ekspozitën e veprave të rezidencës artistike. (Hamami i Madh)