Ngjarjet e ditës: 25 nëntor 2025

  • 09:00

    Mbahet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë (KPDS) me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe çmontim i normave demokratike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e 356-të. (Salla e takimeve, KGJK)***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 09:30 -16:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store hapin Ekspozimin dhe Promovimin e Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2025”. (“Viva Fresh Store”, Veternik)

  • 10:00

    Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Zyrën për Mbrojtjen e viktimave në mbështetje të OSCE-së, organizojnë tryezë me temën e diskutimit: “Dhuna ndaj viktimave të ndjeshme, të moshuar dhe të mitur” dhe Zbatimi i Konventës së Stambollit. (Hotel “Dukagjini”, Pejë) 

     

     

  • 10:00

    Artpolis, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Parlamentin Studentor dhe me përkrahje të UNFPA-së, nis Fushatën Ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Fakulteti Filozofik, UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO

     

  • 11:00 - 13:00

    Vazhdon greva e Sindikatës së Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). (RTK, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    “Roli dhe rëndësia e 28 Nëntorit”, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ligjëron në UNI – Universum International College. (Kampusi i UNI – Universum International College)

  • 11:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përuron barrierat akustike. (Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova”)

  • 11:00

    Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” organizon protestë paqësore “kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare. (Nisja para konvikteve të Gjakovës)

  • 13:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e 356-të. (Salla e takimeve, KGJK)***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës.(KQZ, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, mban konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në KPK. (Objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 19:00

    Ceremonia e nisjes së Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” nën sloganin “E drejta është e saj – Sot dhe çdo ditë tjetër”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv