Ngjarjet e ditës: 19 nëntor 2025

  • 09:00

    Mbahet takimi i dytë në fushën Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, i cili do të mbahet nga 18 deri më 20 Nëntor 2025 në Universiteti Publik “Kadri Zeka”. (Gjilan)

     

  • 09:15

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me KIESA, organizon Kosova-Japan Business Forum. (Parku i Biznesit në Drenas)

  • 10:00

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) prezanton raportin e Monitorimit të Drejtësisë 2025. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Dita e dytë e konferencës ndër–rajonale “30 vjet pas Pekinit – Rruga përpara”. (Hotel Emerald)

  • 10:30

    Mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës për Ngritjen e Kapaciteteve në Pylltari dhe dorëzimin e automjeteve të terrenit dhe pajisjeve teknike për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë “Blinaja”, afër Aeroportit të Prishtinës)

     

  • 10:45

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Salla e Grupit Parlamentar të PDK-së, Kuvendi i Kosovës)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet seancë për votimin e buxhetit të vitit 2026. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, mban konferencë për medie. (Hollin e  Kuvendit e Republikës së Kosovë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet seanca për formimin e qeverisë së Kosovës, (Kuvendi i Kosovës)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00 - 16:00

    Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e EO në Facebook.

  • 14:00

    Mbahet shqyrtimi fillestar/gjyqësor kundër 2 personave për veprën penale Kanosje, ndaj gazetarit dhe kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha.  (Gjykata Themelore në Prishtinë (salla D-22) )

  • 16:00

    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtinë) *** Mbulohet me kamerë  nga EO.

Kalendari Arkiv