Ngjarjet e ditës: 11 tetor 2025

  • 08:00

    Bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 18:00

    Dita e katërt e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, edicioni i tretë. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

     

  • 10:00 - 15:30

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë organizojnë Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Nis edicioni i ri i turneve “Top 8” 2025, me garat e para që do të zhvillohen në grupmoshën U11 për vajza dhe djem. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë)

     

  • 12:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë do të organizojë ngjarjen tradicionale “Dita e Arrës 2025”. (Bërnicë e Poshtme, afër zonës së Sunny Hill Festival)

  • 14:30 - 18:00

    Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

     

     

    14:30 – Tubim në Podujevë. (Sheshi “Katër Dëshmorët”)

     

     

    16:40 – Tubim në Mitrovicë. (Palestra Minatori)

     

     

    18:00 – Tubim në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”)

     

  • 16:00

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas mban konferencë për media. (Zyra e PDK-së në Drenas)

  •  17:45

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përmbyllë fushatën zgjedhore me tubimin qendror në Gjakovë. (Parku i Madh i Qytetit)

  • 19:00

    Bashkimi Demokratik mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. (Hotel “Nobel”, Poklek – Drenas) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv