Ngjarjet e ditës: 28 tetor 2025

  • 11:00

    Forca e Sigurisë së Kosovës organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. (Poligoni ushtarak në Babaj të Bokës, Gjakovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon, Instituti Francez i Kosovës mban konferencën: “Cinéma à la Mode – Costumes, Fashion and Film”. Ky aktivitet do të trajtojë ndërthurjen e modës me kinemanë, rolin e kostumografisë në krijimin e identitetit të personazheve, si dhe ndikimin e filmit në trendet kulturore dhe estetike. (Instituti Francez i Kosovës)

     

  • 13:15

    ORCA publikon raportin “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prishtinë”. (“Swiss Diamond”, Prishtina)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet Ligjërata “Teoria e gramatikalizimit: dy shembuj nga gjuhët ballkanike” të profesoreshës dhe albanologes bullgare, Dr. Ekaterina Tarpomanova. (Instituti Albanologjik-Prishtinë)

  • 18:00

    Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizon pritje për bizneset e Shqipërisë me aktivitet në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv