Universiteti i Prishtinës organizon “Forumin Bashkë në Shkencë: Universiteti i Prishtinës dhe diaspora akademike”. (Në atriumin e Bibliotekës Kombëtare)
Universiteti i Prishtinës organizon “Forumin Bashkë në Shkencë: Universiteti i Prishtinës dhe diaspora akademike”. (Në atriumin e Bibliotekës Kombëtare)
Qeveria në detyrë mbanë mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës. (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Diskutimi mbi “Efiçiencën e energjisë në ndërtim dhe rindërtim“, bashkë me Shend Boshnjakun, drejtor ekzekutiv në “Green Energy Kosova”. (Ballkan Green Foundation’s office, Prishtinë)
Sindikata e Policisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare organizon aktivitetet. Në hapjen e eventit sportiv marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe familjarët e policëve. (Qendra Sportive “Shpella e Bobit”, Fierzë, Pejë)
Fondacioni AgroDev Kosovo, me mbështetjen e KEP Trust – institucion mikrofinanciar organizon eventin e radhës “Agro Coffee”, me temën: “Zhvillimi i Bashkëpunimit Mediatik në Bujqësi: Diskutim me Agri Horti Media”. (Hotel “Siriusi”, Prishtinë)
GIZ Kosova organizon aktivitetin “Dita e Ligjit për Mbeturinat dhe Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (EPR)” e organizuar nga GIZ Kosova. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP), Prizren)
Konferencë për media rreth organizimit të edicionit të tretë të Festivalit të Këngës së RTK-së. (RTK-TV 1 Studio nr 2, Prishtinë)
Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Rrjeti i Grave të Kosovës publikojnë raportin “Paqja dhe siguria në Kosovë: Analizë gjinore”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryetarët e partive politike për çështjen e formimit të Qeverisë. (Objekti i Presidencës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Vushtrrisë, organizon akademinë përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të humanistit dhe doktorit Safet Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Prishtinës organizon aktivitet kulturore nga “Kultura House”. (Tuneli në lagjen Dardani, Prishtinë)