Ngjarjet e ditës: 30 tetor 2025

  • 09:00

    Mbahet takimit i dytë i Grupit Punues për Kosovën (Working Group on Kosovo), të organizuar nga Komiteti Evropian i Rajoneve (CoR). Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për 400 kg kokainë. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve zhvillon takim për rritjen e pagës minimale. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti Riinvest bënë prezentimin e raportit të Studimit bazë për Ekonominë Qarkore në Kosovë, Projekti “POLICY ANSWERS” (Politika që japin përgjigje). (Zyrat e Instituti, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia formale për pranimin e instrumenteve muzikore të blera nga MKRS-ja. Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku si dhe Sekretari i Përgjithshëm i MKRS, Bislim Bislimi.(Atelienë e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

  • 14:00

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në rend dite buxheti i Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut. (Kuvendi i Kosovës Salla C 301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon ceremoni për nder të shënimit të 23-vjetorit të themelimit.  (Restorant Village, Gojbule, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv