Ngjarjet e ditës: 08 dhjetor 2025

  • 09:00

    Mbahet konferencë për medie nga IKD, FOL dhe INPO në kuadër të “Java Kundër Korrupsionit 2025”(Zyrat e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kosovës organizon takim me shkrimtarin dhe podkasterin francez Philippe Collin. Merr pjesë ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guérot. (Instituti Francez i Kosovës, Prishtinë)

     

  • 09:30

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile, shënon Java e Integritetit 2025 – Shënimi i Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Kosovë.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbledhja e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.(Kuvendi Komunal, Rahovec) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Drejtësisë organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues Lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje, dhe dhuna me bazë gjinore. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, organizon edicionin e nëntë të Konferencës për Integritetin e Informacionit, DISICON 9 me temën “Zgjedhjet, Inteligjenca Artificiale dhe Etika”. (“Klan Arena”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame, i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon Konferencën dyditore me temën: “Vakëfi te shqiptarët – histori – trashëgimi – perspektivë”.(Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00 - 15:00

    KDI lanson platformën digjitale Integrity Watch, nga të dhënat e së cilës do të bëhet i mundur monitorimi i integritetit në politikë. (“Courtyard by Marriott Prishtina”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 16:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv