Ngjarjet e ditës: 26 dhjetor 2025

  • 09:00

    Organizohet prezantimi i Bursës së Mobilitetit para studentëve përfitues. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albim Kurti dhe Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të mbajë takim publik me qytetarë. Tema do të jetë realizimi i projekteve dhe aktiviteteve të parapara për vitin 2025. (Objekti i ri i Komunës së Podujevës, Podujevë)

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e 357-të. (Zyrat e KGJK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babai i Sali Mustafës-Cali. (Fshati Rimanishtë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është një raport i Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00-19:00

    Agjenda mediale e kandidatit për Kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj;

     

    14:00- Tubim me veteranë. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

     

    16:00- Tubim elektoral me qytetarët. (Hotel “Gjeravica”, Junik)

     

    18:00- Tubim elektoral me qytetarët. (Pallati i Kulturës, “Asim Vokshi”, Gjakovë)

     

    19:00- Takim me bashkatdhetarë. (Restaurant “Maturanti”).

  • 17:00 - 18:30

    Agjenda mediale e Kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.

     

    17:00 – Tubimi në Podujevë (Restaurant “Artela”)

     

    18:30 – Tubim në Mitrovicë (Hotel “Palace”)

  • 17:30

    Federata e Karatesë e Kosovës organizon ceremoninë e laureatëve për vitin 2025. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë fushatën përmbyllëse për zgjedhjet e 28 dhjetorit. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvitit me mërgatën. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban tubim e fushatës zgjedhore në Prizren, ku merr pjesë edhe kryetari i saj, Albin Kurti.(Salla “Sezai Surroi”, Prizren)

Kalendari Arkiv